presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: E ardhmja evropiane është ambicia jonë

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë.

Presidentja Osmani ka thënë se e ardhmja evropiane është ambicia jonë.

“Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim. Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka thënë Presidentja Osmani.

E para e vendit tutje ka thënë se si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë,  dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane.

“Ndërkohë që jemi një hap më afër regjimit pa viza, i inkurajova edhe një herë partnerët tanë evropianë që ky proces të përfundojë dhe të ecim përpara, së bashku”, ka theksuar Presidentja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.