presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Plenković kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për finalizimin e procesit të vizave dhe për avancimin e rrugës së Kosovës për në BE, e cila zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.