DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takohet me gjeneralin e NATO-s Christopher Cavoli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Në takim me Gjeneralin Cavoli, Presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Republikën e Kosovës përgjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Tutje, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.

Gjenerali Cavoli shprehu mirënjohje për mënyrën se si Republika e Kosovës menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.