Presidentja Osmani priti në takim udhëheqësen e zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Dr. Visare Mujko-Nimani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Dr. Visare Mujko-Nimani, të cilën e ka përgëzuar për punën që kjo organizatë po bën në Kosovë që nga viti 1999, promovimin e të drejtave riprodhuese dhe përpilimin e analizave demografike. Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit me UNFPA për edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, sikurse edhe për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, më 11 tetor.
Fjala e Presidentes Osmani në Akademinë përkujtimore të 24 vjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë

Shumë të nderuara familje të Studimes dhe gjithë Vushtrrisë I nderuar kryetar Konjufca, I nderuar kryetar i Komunës Idrizi, I nderuar kryetar Krasniqi, Të nderuar deputet, I nderuar kryetar i fshatit, Përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së, Të nderuar ish-kryetar të Komunës, Të nderuar përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta, Shumë të nderuar të pranishëm, Jemi këtu që sot të gjithë së bashku të kujtojmë 116 martirë shqiptarë të pambrojtur, të cilët ranë për lirinë tonë ndër ta edhe shumë fëmijë e shumë gra, përfshirë edhe nënat shtatzënë, të cilët 24 vjet më parë, në më pak se dy orë u masakruan barbarisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Jam gjithashtu këtu edhe për ta ndarë dhimbjen me ju dhe për t`ju thënë se dhimbja të cilën ju si familjarë e keni përjetuar atë ditë të kobshme, por edhe në secilën ditë të mëpastajme, është edhe dhimbje e gjithë Kosovës. 24 vjet më parë në fshatin tuaj ndodhi një ndër masakrat më të tmerrshme e më të mëdha të luftës në Kosovë, e cila dëshmoi qartë brutalitetin dhe egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë. Dëshmitë tregojnë se masakra ishte e organizuar paraprakisht, nga mekanizmat politikë e vrastarë të regjimit serb. Shumë nga viktimat civile janë ekzekutuar nga afër e me gjakftohtësi, nga automatikët apo bajonetat. Sot, duhet t`i kujtojmë jetët e pafajshme që u morën me dhunë dhe t`u ndodhemi afër familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Sot, gjithashtu duhet ta kujtojmë edhe guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan dhe të cilët dëshmuan çdo ditë për ditët e errëta. Studimja, por edhe secili vend ku janë kryer masakra nga regjimi gjenocidal i Serbisë në gjithë Kosovën, dëshmuan fuqinë e ringritjes, të qëndresës dhe të përtëritjes. Sot ne jetojmë me dhimbjen e të gjithë atyre që u bënë fli për lirinë e Kosovës, por jetojmë njëkohësisht edhe me testamentin e tyre, Republikën e Pavarur të Kosovës. Në themelet e shtetit tonë qëndron sakrifica heroike e vajzave dhe e djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë atyre që luftuan dhe mbi 3 mijë dëshmorëve që ranë për liri. Ne u jemi përjetë mirënjohës secilit ushtar të Ushtrisë sonë Çlirimtare të Kosovës për lirinë që e gëzojmë sot. Ata mbrojtën dinjitetin, rikthyen shpresën dhe bën lirinë realitet. Republika e Kosovës mbanë vulën e tyre, ndaj, përpjekja jonë e pareshtur është që krahas kujtimit për të gjithë të rënët, po ashtu autorët e krimeve serbe t`i sjellim para drejtësisë. Të nderuar të pranishëm Kujtesa historike do të jetë në funksion të respektimit të së kaluarës sonë, të dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme. Kjo që ka ndodhur në Studime, para 24-vjetësh, është argument i fuqishëm se historia nuk mund të rishkruhet dhe se në vitet 1998/99, faktet historike ishin të qarta. Njerëzit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Ata u vranë në shtëpitë e tyre, në trojet e tyre, në trojet e paraardhësve të tyre. Prandaj, sot si asnjëherë më parë duhet ta themi qartë dhe prerazi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se paqja e qëndrueshme e afatgjate është e mundshme vetëm kur autorët të dalin para drejtësisë dhe kur të zbardhet fati i mbi 1600 të zhdukurve me dhunë e kur të gjithë ata që kryen këto krime monstruoze të paguajnë për krimet që i kryen. Nuk duhet t`i harrojmë kurrë mësimet e historisë sikurse as mizoritë që janë bërë për gjatë luftës. Ne do ta nderojmë përherë kujtimin për dëshmorët tanë, por edhe për të gjithë martirët, për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, sepse lufta jonë ishte e drejtë, ishte për lirinë, ishte për shtetin e për të cilat kontribuuan breza të tërë. Plagët e mizorive sikurse kjo që ka ndodhur në Studime, mbeten të skalitura në kujtesën tonë kolektive, duke na sjell të gjithëve në vëmendje çmimin e lartë të lirisë. Studimja është simbol i barbarisë së krimeve serbe, i policëve që ndanin fëmijët nga prehrit e nënave e që masakronin gratë shtatzëna, por Studimja është po ashtu simbol i mbijetesës, simbol i krenarisë për ata që ranë për këtë tokë, është simbol i ringritjes sonë si komb. E kemi obligim që kujtimin për Studimen dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës ta mbajmë të gjallë si një dëshmi të qartë për rrugën e vështirë të cilën e kaluam. Falë luftës sonë çlirimtare të UÇK-së, të dëshmorëve dhe të gjitha viktimave që ranë martirë, ne sot jetojmë të sigurt, të lirë dhe në Kosovën shtet. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për ta! Lavdi!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi Masakrën në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth Drenasit

24-vjet nga Masakra në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth Drenasit, në të cilën u ekzekutuan 275 fëmijë, pleq, gra e burra nga regjimi gjenocidal serb. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, në trojet e tyre dhe vetëm pse e deshën lirinë. Sot kujtimi për ta është thirrje për vendosjen e drejtësisë, sikurse për të gjitha masakrat e tjera të kryera në të gjithë Kosovën. Atë ditë të kobshme ishin ushtarët e UÇK-së, të prirë nga heroi Ilaz Kodra, që u vunë në mbrojtje të popullsisë civile. 40 nga ta fituan përjetësinë duke u bërë theror të lirisë sonë. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së dhe kujtim i përhershëm për civilët e vrarë në Masakrën në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth Drenasit!
Presidenja Osmani ka takuar dje, ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Presidentja Osmani falënderoi Francën për mbështetjen e dhënë për Kosovën në Këshillin e Evropës. Në takim u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës sa i përket procesit të dialogut. Po ashtu, theks i veçantë është vënë në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në luftimin e grupeve të krimit të organizuar.
Fjala e Presidentes Osmani në aktivitetin “Ditët e Tokës në Kosovë”

Faleminderit shumë Fatmir, Faleminderit të gjithëve që jeni sot prezent, Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që i dedikohen tokës, por ashtu siç e kam thënë kur para disa ditësh jam takuar me studentët, me nxënësit tanë, Dita e Tokës duhet të jetë çdo ditë për ne. I nderuar Ministër Aliu, E nderuar Maria, Znj. Suokko, udhëheqëse e UNDP-së, Ambasador i Luksemburgut, Të dashura media, Të gjithë ju të pranishëm, E në veçanti të dashur nxënës, Ditë më parë, siç e përmenda shënuam Ditën e Tokës në shoqërinë e disa nxënësve të jashtëzakonshëm. Trajtimi dhe elaborimi i temave mjedisore nga ana e tyre më dha vërtetë shumë shpresë për të ardhmen. Nëse vite më parë, çështjet mjedisore shiheshin si tema të dorës së dytë, tani po vërejmë nga viti në vit se ato po bëhen gjithnjë e më prezente në diskursin publik. Në këtë drejtim, po aq sa ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon edhe mobilizimi edhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijen për këto çështje. Fakti që ne jemi mbledhur të gjithë sot bashkë dhe po shënojmë Ditët e Tokës në Kosovë është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj. Në disa hulumtime që janë bërë në drejtim të identifikimit të sfidave më të mëdha mjedisore në rrafshin global, ka rezultuar që problemet më të mëdha ndërlidhen me ndryshimet klimatike, me ndotjen e ajrit, me trajtimin e mbeturinave gjë që po bëhet edhe sot, shpyllëzimin si dhe me ndotjen e ujit. Të gjitha këto në një mënyrë apo në tjetrën e prekin edhe vendin tonë. Ashtu siç nuk njohin kufij ndryshimet klimatike, po ashtu shtrihen përtej kufijve edhe efektet e pothuajse secilit problem tjetër mjedisor. Një gjë duhet ta kemi të qartë: në trajtimin e këtyre çështjeve, qasja individuale nuk mjafton. Na duhet bashkëpunim dhe koordinim i rregullt si në nivel nacional, ashtu edhe në atë rajonal, por edhe në nivel global, në mënyrë që t’ia dalim me sukses. Në një botë të dominuar nga mbikonsumi, mbiprodhimi, migrimi i vazhdueshëm e mbipopullimi; efiçienca, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave, si dhe ekonomia qarkore gradualisht shndërrohen në kryefjalë. Ato janë garanca jonë për t’u përballur suksesshëm me sfidat mjedisore të ditëve tona. – A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim? Konfirmoj se PO. – A kemi njohuri për të punuar në këtë drejtim? Nuk kam asnjë dyshim se po. – A kemi resurse të mjaftueshme? Konsideroj se na duhet mbështetje, bashkëpunim dhe koordinim. – A kemi alternativë që mos të merremi me mbrojtjen e mjedisit? Absolutisht JO. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Të kujtojmë gjithnjë se të mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë të mbrosh shëndetin, të mbrosh jetën dhe të mbrosh mirëqenien në tokë. Ju faleminderit!
Presidentja Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu drejtua sot qytetarëve, e në veçanti fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit me një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së planetit tonë, urgjencën për t’i trajtuar sfidat mjedisore, si dhe rëndësinë e veprimit kolektiv për to. Presidentja Osmani tha se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm. Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi për inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit. Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani: Faleminderit shumë Fatmir, Faleminderit të gjithëve që jeni sot prezent, Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që i dedikohen tokës, por ashtu siç e kam thënë kur para disa ditësh jam takuar me studentët, me nxënësit tanë, Dita e Tokës duhet të jetë çdo ditë për ne. I nderuar Ministër Aliu, E nderuar Maria, Znj. Suokko, udhëheqëse e UNDP-së, Ambasador i Luksemburgut, Të dashura media, Të gjithë ju të pranishëm, E në veçanti të dashur nxënës, Ditë më parë, siç e përmenda shënuam Ditën e Tokës në shoqërinë e disa nxënësve të jashtëzakonshëm. Trajtimi dhe elaborimi i temave mjedisore nga ana e tyre më dha vërtetë shumë shpresë për të ardhmen. Nëse vite më parë, çështjet mjedisore shiheshin si tema të dorës së dytë, tani po vërejmë nga viti në vit se ato po bëhen gjithnjë e më prezente në diskursin publik. Në këtë drejtim, po aq sa ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon edhe mobilizimi edhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijen për këto çështje. Fakti që ne jemi mbledhur të gjithë sot bashkë dhe po shënojmë Ditët e Tokës në Kosovë është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj. Në disa hulumtime që janë bërë në drejtim të identifikimit të sfidave më të mëdha mjedisore në rrafshin global, ka rezultuar që problemet më të mëdha ndërlidhen me ndryshimet klimatike, me ndotjen e ajrit, me trajtimin e mbeturinave gjë që po bëhet edhe sot, shpyllëzimin si dhe me ndotjen e ujit. Të gjitha këto në një mënyrë apo në tjetrën e prekin edhe vendin tonë. Ashtu siç nuk njohin kufij ndryshimet klimatike, po ashtu shtrihen përtej kufijve edhe efektet e pothuajse secilit problem tjetër mjedisor. Një gjë duhet ta kemi të qartë: në trajtimin e këtyre çështjeve, qasja individuale nuk mjafton. Na duhet bashkëpunim dhe koordinim i rregullt si në nivel nacional, ashtu edhe në atë rajonal, por edhe në nivel global, në mënyrë që t’ia dalim me sukses. Në një botë të dominuar nga mbikonsumi, mbiprodhimi, migrimi i vazhdueshëm e mbipopullimi; efiçienca, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave, si dhe ekonomia qarkore gradualisht shndërrohen në kryefjalë. Ato janë garanca jonë për t’u përballur suksesshëm me sfidat mjedisore të ditëve tona. – A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim? Konfirmoj se PO. – A kemi njohuri për të punuar në këtë drejtim? Nuk kam asnjë dyshim se po. – A kemi resurse të mjaftueshme? Konsideroj se na duhet mbështetje, bashkëpunim dhe koordinim. – A kemi alternativë që mos të merremi me mbrojtjen e mjedisit? Absolutisht JO. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Të kujtojmë gjithnjë se të mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë të mbrosh shëndetin, të mbrosh jetën dhe të mbrosh mirëqenien në tokë. Ju faleminderit!
Presidentja Osmani priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, z. Kunio Mikuriya

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, z.Kunio Mikuriya. Në takim me me z.Mikuriya, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me Organizatën Botërore të Doganave për partneritet në dobi të të dy palëve, rritje të performansës doganore nëpërmjet luftimit të kontrabandës dhe lehtësimeve tregtare. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë më tej me WCO në arritjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në operacionet e saj doganore, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të saj doganor dhe përdorimin e teknologjisë. Kosova, sipas Presidentes Osmani ka arritur ta rrisë mbledhjen e të hyrave tatimore dhe doganore, teksa agjencitë e rendit, përfshirë Doganën e Kosovës, kanë kryer me sukses operacione të mëdha kundër kontrabandës në të gjithë territorin e shtetit. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë kampion rajonal për sundimin e ligjit dhe ka përmendur se po zbatohen reformat që rrjedhin nga direktivat përkatëse të BE-së.
Fjalimi i djeshëm i Presidentes Vjosa Osmani në Universitetin e Tetovës

President Osmani’s statement related to the municipal elections in the municipalities of North Mitrovica, Zveçan, Zubin Potok and Leposaviq

Honourable fellow citizens of the municipalities of North Mitrovica, Zveçan, Zubin Potok and Leposaviq, Elections are the cornerstone of any democracy and election day is the day when your voice is heard by all. Therefore, the April 23rd elections are an important moment for you and for the future of your municipalities. The right to vote is guaranteed by the Constitution and laws, hence are enjoyed by all citizens of Kosovo, without distinction. Municipalities have a responsibility to stay close to citizens, offering services and projects that are in your interest and that solve the problems you face every day. Therefore, through your vote, you ensure that your elected representatives will deal directly with issues that affect your lives and create perspective for all of you. Your participation in the election means a better life for all of you. Thus, use this right at this important moment for democracy. Your vote is the most powerful tool in deciding the future of your municipality and in holding elected officials accountable. I understand that many of you have been the target of threats and intimidation that have been made in recent weeks by the Belgrade-backed criminal establishment in order to force you to give up your voice and the power to shape the future of your municipalities. However, I want to assure you that all Kosovo institutions are doing everything to ensure that these elections are free and fair and that your safety is guaranteed. For this reason, I urge you to reject those who come to you with threats and blackmail. I encourage you to send a strong and clear message with your participation in the local elections on April 23rd, 2023. Make sure your voice is heard this Sunday, through a free and democratic vote. Above all, your participation in the elections will send a strong message to those who seek to intimidate and oppress you, that they will not be able to silence you and that the officials you elect will serve you and the interests of all citizens of the municipality. The institutions of Kosovo will always be at your service. Your safety and perspective are the priority of all Kosovo institutions. Best wishes for success in the April 23 elections!
Presidentja Osmani nderohet me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Bilall Kasami, i cili e ka nderuar Presidenten Osmani me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës. “E nderuar që vizitën në Tetovë ta filloj me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, një simbol i përkushtimit tonë të çdoditshëm për të qëndruar pranë bashkëkombasve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani. Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët gjithandej dhe ka falënderuar tetovarët që gjatë luftës në Kosovës, më 1998-1999 kanë hapur zemrat dhe dyert e tyre për t`i strehuar refugjatët kosovarë të dëbuar me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Në takim, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të dy shtetet. “Tetova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, prandaj sot, së bashku me kryetarin Kasami, rikonfirmuam angazhimin tonë për kultivimin e mëtejshëm të raporteve tona të veçanta”, ka theksuar Presidentja Osmani.