presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës përfaqësuesen rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesen rezidente të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, të cilën e falënderoi për angazhimin e saj përgjatë katër viteve të fundit në zbatimin e projekteve me në qendër të tyre mbështetjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin, ndryshimet klimatike dhe personat me nevoja të veçanta. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe UNDP-së gjatë edicionit të kaluar të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe nismës së mbjelljes së drunjve, nisma të cilat vazhdojnë edhe këtë vit.

Znj. Suokko shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Presidenten Osmani dhe zyrën e saj dhe në të njëjtën kohë e njoftoi edhe për projektet e reja që priten të fillojnë të zbatohen gjatë muajve në vazhdim në Kosovë.

 

 

This site is registered on wpml.org as a development site.