presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po mbahet në Podgoricë.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike.
Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.