Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 10 nëntor

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 10 nëntor   Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pret në takim z.Renzo Daviddi dhe z.Khaldoun Sinno, të cilët do t’ia dorëzojnë Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.   Dita: E mërkurë, 10 nëntor Koha: 09:30 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 9 nëntor 2010

Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 9 nëntor 2010 Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Prishtinë, z.Bobi Bobev, i cili do të dorëzojë letrat kredenciale. P.S. Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. Dita: E martë, 9 nëntor 2010 Koha: 10:00 Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur më 5 nëntor 2010, të cilën e kryesoi zëvendëskryesuesi, Cerim Bajrami, miratoi kërkesat e propozuara nga Grupi punues për Arsim, që i janë adresuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshillit Shtetëror për Kurikulë, Universitetit në Prishtinë, Universitetit në Prizren dhe Drejtorive Komunale të Arsimit për të përmirësuar çështjen e shkollimin të pjesëtarëve të komuniteteve në shkollimin e mesëm dhe atë të lartë.

This site is registered on wpml.org as a development site.