DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Presidentin Topin

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi, me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë, i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:I nderuar z. President Topi,Me rastin e aksidentit tragjik, i cili ndodhi në aksin rrugor Fier-Tepelenë, në vendin e quajtur Ziaj, në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, me dhembje të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për  familjet e viktimave, fëmijët e tyre, bashkëshortët e prindërit, për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj në  këto momente të dhimbjes së madhe, jemi pranë jush dhe pranë familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik.Të mbetet një kujtim i hidhur për të gjithë Ne!U qoftë i lehtë dheu !Me nderimet më të sinqerta,Jakup KRASNIQIUshtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.