Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij, Z.Bamir Topi, dhe popullin e Republikës së Shqipërisë, me rastin e miratimit të vendimit për heqjen e regjimit të vizave nga vendet e Bashkimit Evropian.
Duke përshëndetur miratimin e vendimit me unanimitet nga të gjithë ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, z.Krasniqi shpreh bindjen e thellë në suksesin e Republikës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Po kështu, z.Krasniqi e siguron Presidentin Topi se Republika e Kosovës do të angazhohet edhe më shumë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve tona.