Këshilli Konsultativ për Komunitete, në mbledhjen e mbajtur më 5 nëntor 2010, të cilën e kryesoi zëvendëskryesuesi, Cerim Bajrami, miratoi kërkesat e propozuara nga Grupi punues për Arsim, që i janë adresuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshillit Shtetëror për Kurikulë, Universitetit në Prishtinë, Universitetit në Prizren dhe Drejtorive Komunale të Arsimit për të përmirësuar çështjen e shkollimin të pjesëtarëve të komuniteteve në shkollimin e mesëm dhe atë të lartë.
Këshilli u informua nga Grupi punues për çështjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe për veprimet e organeve shtetërore për zbatimin e Strategjisë për integrimin e këtyre komuniteteve. Gjithashtu Këshilli i miratoi Rekomandimet e këtij Grupi që do t’i adresohen Grupit Teknik në Zyrën për Qeverisje të Mirë.
Grupi punues për Legjislacion informoi Këshillin rreth draft-ligjeve që janë relevante për komunitetet dhe të cilat janë zgjedhur nga Grupi punues se në cilën fazë gjenden ato. Gjithashtu ky Grupi punues u plotësua me anëtarin kroat dhe serb.
Në mbledhjen e Këshillit u prezantua edhe libri “Edukata qytetare dhe ndërkulturore në Kosovë”, nga Xhavit Rexhaj, libër ky i përgatitur nga Komisionari i Lartë për Minoritetet Kombëtare – OSBE. Në mbledhjen e sotme të Këshillit, gjithashtu, u prezantua edhe Projekti “Mbështetja për ngritjen e kapaciteteve të KKK-së për komunikim publik”, për të cilin, në hollësi anëtarët e Këshillit i informoi përfaqësuesja nga OSBE-ja, znj. Monica Llamazares.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR