presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ambasadori i Bullgarisë Bobi Bobev i dorëzoi letrat kredenciale

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Prishtinë, z.Bobi Bobev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Gjatë takimit, U.D. i Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi i vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e falënderoi ambasadorin Bobev për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Republikës së Kosovës me njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen e shumë proceseve të tjera. Gjithashtu, z. Krasniqi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ndërkaq, ambasadori i ri i Bullgarisë në vendin tonë shprehu përkushtimin e Republikës së Bullgarisë  për thellimin e raporteve shumë të mira që ekzistojnë në  mes të dy vendeve.  Ambasadori Bobev, është njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, duke pasur parasysh faktin se ai, si diplomat me përvojë, ka shërbyer në disa vende të rajonit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.