presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Polonisë

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Polonisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Bronisław Komorowski, dhe popullin polak në 93 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së këtij shteti.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi Presidentin e Polonisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Bronisław Komorowski, dhe popullin polak në 93 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së këtij shteti.Polonia është një shtet  i cili vazhdimisht përkrah integrimin evropian dhe, mes të tjerash, është anëtare e Unionit Perëndimor, OECD dhe NATO-s. Ushtarët polakë kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë me trimëri në misionet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Afganistan, Irak dhe kanë fituar një respekt dhe admirim të veçantë nga populli kosovar, thekson në urimin e tij z.Krasniqi.Ai gjithashtu thekson se Republika e Kosovës përgjithmonë do t’i jetë mirënjohëse Republikës së Polonisë për njohjen e shpejtë të shtetit tonë si shtet  i  pavarur dhe sovran dhe do të angazhohet edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.