Fjalimi i Presidentit Behgjet Pacolli me rastin e zgjedhjes në detyrën e re

Sot është një ditë e madhe, për mua fillon sfida e radhës me plot përgjegjësi.Ju, të dashur deputetë, më zgjodhët mua për të vazhduar rrugën për përkryerjen e vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, për të plotësuar amanetin e heronjve tanë, komandantit historik Adem Jasharit dhe gjithë të tjerëve që ranë për shtetin e pavarur të Kosovës.

U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi dekretoi faljen e 103 të dënuarve

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka nxjerrë një dekret për faljen e dënimit të mbetur ose zvogëlimin e dënimit me burg për 103 persona, të cilët janë duke vuajtur dënimet në burgjet e Republikës së Kosovës, në bazë të aktgjykimeve të formës së prerë.

Organizohet Ceremonia Shtetërore e shënimit të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e trevjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, organizon Ceremoninë Shtetërore të shënimit të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësuese të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kori diplomatik i akredituar në vendin tonë, përfaqësues të partive politike, personalitete të shquara të vendit si dhe  përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve. Dita: E mërkurë, 16 shkurt Koha: 18:00 Vendi: Hoteli Grand, Prishtinë

This site is registered on wpml.org as a development site.