presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi nominoi kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi mandatar për formimin e Qeverisë së re

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori sot vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, mandatari i nominuar, z.Hashim Thaçi, në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë konsultimet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr. 231 – 2011, datë 07 shkurt 2011, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010.

This site is registered on wpml.org as a development site.