Lamberto Zannier uroi Presidentin Behgjet Pacolli

Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier e uroi Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Presidenti Pacolli prit shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht.
Presidenti Behgjet Pacolli u takua me Kryeministrin Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot në kabinetin e tij me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Presidenti Pacolli pranon ftesën për vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në vendin tonë, Stojan Karajanov.
Presidenti Pacolli pranon detyrën nga ish-U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi

Në kabinetin e Presidentit të Republikës, sot është zhvilluar ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, te Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 23 shkurt

Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 23 shkurt Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe para varrit të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Dita: E mërkurë, 23 shkurtKoha: 09:00Vendi: Varrezat në Velani ******* Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Dita: E mërkurë, 23 shkurtKoha: 10:30Vendi: Kompleksi Memorial në Prekaz ******* Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Dita: E mërkurë, 23 shkurtKoha: 12:30Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.******* Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli bën homazhe para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Dita: E mërkurë, 23 shkurtKoha: 17:15Vendi: Orllan
Pacolli: Do ta çojmë para idenë e dëshmorëve për shtetin e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ditën e parë të punës e ka nisur me homazhe para varrit dhe vizitën në familjen e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe vizitën në familjen Jashari, me homazhet në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitën në familjen Haradinaj dhe me homazhet para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe vizitën në familjen Pajaziti në Orllan.
Presidenti Pacolli dha dorëheqjen nga të gjithë detyrat dhe anëtarësia partiake

Menjëherë pasi u votua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe u zgjodh president i vendit, Behgjet Pacolli dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat partiake në krye të Aleancës Kosova e Re dhe anëtarësia në këtë parti
Presidenti Pacolli merr urimet e para pas zgjedhjes President i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë urimet e para për zgjedhjen në detyrën e re.
Behgjet Pacolli u zgjodh President i ri i Republikës së Kosovës

Behgjet Pacolli u zgjodh sot president i ri i Republikës së Kosovës, pas votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas zgjedhjes, Behgjet Pacolli dha betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës.