Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht.
Z. Gucht fillimisht uroi z.Pacolli për zgjedhjen e tij si president i Republikës së Kosovës, duke i ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe të shtetit belg.Ai theksoi se Belgjika e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë ta ndihmojë Republikën e Kosovës në vazhdimësi, duke ofruar përvojat e saj në të gjitha fushat.Presidenti Behgjet Pacolli falënderoi z. Gucht për ndihmën e pakursyeshme që vendi i tij ka dhënë në të gjitha periudhat për Republikën e Kosovës dhe theksoi se institucionet e vendit tonë mirëpresin këtë ndihmë, e çmojnë shumë atë dhe janë të përkushtuara për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij.