presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Behgjet Pacolli u takua me Kryeministrin Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot në kabinetin e tij me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Në takimin e tyre të parë zyrtar, pas krijimit të institucioneve të reja të vendit, Presidenti Pacolli dhe Kryeministri Thaçi diskutuan për një varg çështjesh të rëndësishme dhe detyrat që i presin institucionet e vendit në të ardhmen. Të dy liderët më të lartë institucionalë të vendit u shprehën shumë të përkushtuar për të bashkëpunuar në të gjitha fushat që janë të ndërlidhura me kushtetutë mes këtyre dy institucioneve, në të mirë të interesit të Republikës së Kosovës dhe të të qytetarëve të saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.