Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier e uroi Presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Në urimin e tij, z. Zannier thekson:Shkëlqesia Juaj,Më lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Kosovës.U ndjeva i kënaqur me zgjedhjen e Juaj, ngase kam bindje të fortë se si President do të jepni maksimumin për t’i sjellë komunitetet e ndryshme të Kosovës së bashku dhe, ashtu siç e keni cekur edhe në fjalimin përurues, do të fokusoheni në bashkëpunimin rajonal, dialog, prosperitet dhe integrimin evropian. Respektimi i diversitetit, bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi për paqe janë vlerat themelore të Kombeve të Bashkuara.Në emër të Sekretarit Gjeneral, më lejoni të shpreh angazhimin tim për t’ju ndihmuar në përmbushjen e këtyre qëllimeve. Më lejoni të përfitoj nga rasti dhe të përsëris, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë. Lamberto Zannier, Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë