presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano uroi Presidentin Behgjet Pacolli

Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në mesazh thuhet:Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Kosovës.Italia është shumë e angazhuar në Kosovë, qoftë në planin dypalësh, po ashtu edhe përmes pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare, në mbështetje të sigurisë, të forcimit të rendit dhe të ligjit, si dhe të zhvillimit ekonomik. Dëshiroj shumë që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë me intensifikimin dhe thellimin e tyre.Italia, po ashtu, mbështet me bindje të plotë perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe rritjen e dukshme të kontributit që mund ta japë Vendi Juaj në stabilitetin e gjithë hapësirës ballkanike, po ashtu në bashkëpunimin rajonal.Zoti President, Ju lutem, pranoni urimet e mia më të zjarrta për një sukses të plotë në mandatin Tuaj të lartë dhe në prosperitetin e gjithë popullit të KosovësGiorgio Napolitano

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.