Presidentja Jahjaga vizitoi familjet e të pagjeturve në Mejë të Gjakovës

Në kujtim të Ditës së të Pagjeturve, Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi edhe fshatin Mejë, ku, vuri lule në “Lëndinën e Pikëllimit”. E shoqëruar nga kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj dhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit si dhe të Shoqatave të Familjarëve të të Pagjeturve, Presidentja zhvilloi një takim me familjarët e të pagjeturve, të cilëve u premtoi angazhimin e saj dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për të zbardhur sa më parë fatin e të gjithë personave të pagjetur.
Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi familjen e Ferdonije Çerkezit në Gjakovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, qëndroi në komunën e Gjakovës, ku fillimisht vizitoi familjen e Ferdonije Çerkezit, e cila ka të pagjetur burrin dhe katër djemtë e saj dhe më pastaj vuri lule në varrezat në Çabrat. Në shoqërim të presidentes gjatë vizitës në familjen Çerkezi, ishte kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj dhe anëtarë të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe të shoqatave të familjeve të të pagjeturve. Zonja Ferdonije Çerkezi e falënderoi presidenten për vizitën dhe për mbështetjen e angazhimin e saj për çështjen e të pagjeturve. Ajo kërkoi miratimin e ligjit për të pagjeturit.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 27 prill

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 27 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z.Jiri Dolezel. Dita: E mërkurë, 27 prill Koha: 11:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. ***** Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton familjen Çerkezi në Gjakovë. Pastaj ajo do të vendosë kurora lulesh në Çabrat, si dhe do të vizitojë fshatin Meje, ku gjithashtu do të vë kurora lulesh në “Lëndinën e Pikëllimit”, si dhe do të takojë familjarët e të pagjeturve. Dita: E mërkurë, 27 prill Koha: 15:00 Vendi: Familja Çerkezi, afër hotel “Jakova” në Gjakovë
Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Çekisë, Jiri Dolezel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z.Jiri Dolezel.
Deklaratë e Presidentes Atifete Jahjaga me rastin e Ditës së të Pagjeturve

Edhe sot, shumë familje në Kosovë mbeten ende pa asnjë përgjigje në lidhje me të afërmit e tyre që janë zhdukur gjatë luftës. Më 27 prill në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë dëshiroj, si Presidente e Kosovës, t’u bëjë thirrje të gjithëve që të shtojnë përpjekjet për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.
Presidentja Jahjaga premton angazhim të pakursyeshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot anëtarë të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve, të cilët e njoftuan me angazhimet e deritashme për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të pagjetur.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 26 prill

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 26 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Komisionin për Personat e Pagjetur. P.S.: Takimi është i hapur për media. Data: 26 prill 2011 Koha: 16:00 Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen solemne me rastin e Festës së Pashkëve në Katedralen në Prishtinë

Presidentja Jahjaga u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në fjalën e tij në ceremoninë solemne Imzot Dodë Gjergji tha se kjo është hera e parë që një Presidente femër uron Pashkët në një katedrale katolike.
Sqarim për gazetën Zëri

Gazeta “Zëri”, në numrin e datës 20 prill, ka botuar artikullin me titull “Presidenca blen 10 mijë euro telefona mobilë”.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 24 prill

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 24 prill Presidentja Atifete Jahjaga merr pjesë në pritjen solemne me rastin e Festës së Pashkëve. Dita: E diel, 24 prillKoha: 19:00Vendi: Rezidenca e Ipeshkvisë (pranë Katedrales “Nënë Tereza”) në Prishtinë