DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Çekisë, Jiri Dolezel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z.Jiri Dolezel.

Presidentja Jahjaga theksoi në takim se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e strukturave të tjera euroatlantike.Ajo tha se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të vendit tonë në familjen e madhe evropiane.Nga ana e tij, ambasadori Dolezel theksoi se të dy vendet tona kanë një bashkëpunim të mirë dhe këtë bashkëpunim do të intensifikojnë dhe zgjerojnë në shumë fusha dhe se nuk do të mungojë përkrahja e Republikës së Çekisë për rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.