Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 22 prill

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 22 prill Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në aktivitetet për shënimin e 22 Prillit, Ditës së Tokës. Dita: E premte, 22 prillKoha:  10:30Vendi: Kuvendi Komunal në Obiliq **** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion të komunitetit turk. Dita: E premte, 22 prillKoha:  14:00Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.

Presidentja Jahjaga priti volejbollistet e klubit “AAB-Riinvest”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot volejbollistet e klubit të volejbollit “AAB-Riinvest”, fituese të sivjetme të Kupës së Kosovës, të prirë nga trajneri Naser Krasniqi dhe rektori i Universitetit “AAB-Riinvest”, Lulzim Tafa.

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të komunitetit turk

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit turk, të prirë nga ministri Mahir Jagxhillar, të cilët e uruan Presidenten për zgjedhjen në detyrën e re, duke i uruar shumë sukses në kryerjen e detyrave të saj.

Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në manifestimin për shënimin e Ditës së Tokës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në një manifestim organizuar në Obiliq, për nder të shënimit të 22 Prillit, Ditës së Tokës. E shoqëruar nga ministri i Ambientit, Dardan Gashi, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA, znj.Emilia Puma, dhe kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, Presidentja Jahjaga ka mbjellë disa fidanë dhe ka vizituar një ekspozitë të pikturave me temë nga ambienti të nxënësve të komunës së Obiliqit.

This site is registered on wpml.org as a development site.