presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të komunitetit turk

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit turk, të prirë nga ministri Mahir Jagxhillar, të cilët e uruan Presidenten për zgjedhjen në detyrën e re, duke i uruar shumë sukses në kryerjen e detyrave të saj.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga i uroi ata për Ditën e Komunitetit Turk, që shënohet më 23 prill. Ajo përkujtoi kujdesin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit për komunitetet dhe, në këtë plan, theksoi rolin e rëndësishëm që luan Këshilli Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës.

This site is registered on wpml.org as a development site.