Me rastin e Festës së Pashkëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI.
Në urim thuhet: Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI Me rastin e Festës së Pashkëve, i shpreh Shenjtërisë së Juaj urimet e mia më të përzemërta, në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, e shpreh falënderimin e popullit të Kosovës për kujdesin dhe dashurinë e Juaj si dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, i cili është një shembull i mirë në botë i bashkimit në dallime nëpërmjet bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme. Ju lus, Shenjtëria juaj, që duke pranuar ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, të luteni për popullin dhe për vendin tim. Për shumë mot Pashkët! Sinqerisht, Zonja Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës