Presidentja Jahjaga vuri kurora lulesh te varri i Fan Nolit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në SHBA, vuri kurora lulesh te varri i atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit shqiptar, Fan Stilian Noli, në varrezat në Boston.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në meshë në Katedralen Shën Gjergji në Boston të SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në meshë në Katedralen Shën Gjergji, të Kryekishës Ortodokse Shqiptare, në Boston të SHBA-së, të drejtuar nga Arqipeshkvi, Ati Arthur Liolin. Kisha e Shën Gjergjit në Boston është drejtuar nga atdhetari i njohur shqiptar Fan Stilian Noli në fillim të shekullit XX.
Presidentja Jahjaga u nis për vizitë në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis sot për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ftuar në samitin “Gratë në botë”, organizuar nga Daily Beast dhe Newsweek.
Presidentja Jahjaga priti ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu e Rexhep Mejdani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani.
Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga, në koncertin bamirës nën patronazhin e Presidentes dhe të Komandantit të KFOR-it

Kjo natë na bashkon të gjithë ne: njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë dhe miqtë tanë, rreth vlerave tona të përbashkëta – solidaritetit dhe ndihmës mes vete të mirëkuptimit dhe respektimit ndërmjet njerëzve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga, në koncertin bamirës nën patronazhin e Presidentes dhe të Komandantit të KFOR-it

Kjo natë na bashkon të gjithë ne: njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë dhe miqtë tanë, rreth vlerave tona të përbashkëta – solidaritetit dhe ndihmës mes vete të mirëkuptimit dhe respektimit ndërmjet njerëzve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Deklarata e Presidentes së Republikës së Kosovës për marrëveshjet e arritura në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për përfaqësimin në organizatat rajonale të Republikës së Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në një takim Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergjin me të cilin bisedoi për çështjet aktuale në vend dhe për rolin e Kishës katolike dhe të klerit në përgjithësi.
Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot tre prokurorë, z.Bajram Hamitaga, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, z. Afrim Shefkiu, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan dhe z. Murtez Jahaj, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, të cilët sot dhanë betimin para Presidentes.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Topi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, me rastin e vrasjes së një ushtari dhe plagosjes së një ushtari tjetër, në misionin paqeruajtës në Afganistan.