presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot tre prokurorë, z.Bajram Hamitaga, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, z. Afrim Shefkiu, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan dhe z. Murtez Jahaj, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, të cilët sot dhanë betimin para Presidentes.

Dekretimi i tyre u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.