presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Topi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, me rastin e vrasjes së një ushtari dhe plagosjes së një ushtari tjetër, në misionin paqeruajtës në Afganistan.

Në telegram thuhet: I nderuari President, Me keqardhje dhe me dhimbje të thellë morëm lajmin se në Afganistan, në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, ra heroikisht kapiteni Feti Vogli, ndërsa u plagos rëndë nëntetari Aleksandër Peçi. Në këto çaste pikëllimi për familjen Vogli, ushtrinë dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim, të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, duke shërbyer në mision paqeruajtëse në shtete të ndryshme të globit, kanë dhënë shembullin më të mirë të profesionalizmit dhe të përkushtimit për të ndihmuar vënien e paqes në botë. Kontributi i tyre është i pamohueshëm dhe ne ndihemi krenarë për punën e tyre. Lutemi që kapiteni Vogli të prehet në paqe. Ne asnjëherë nuk do ta harrojmë veprën dhe sakrificën e tij. Gjithashtu, lutemi që nëntetari Aleksandër Peçi të mbijetojë plagët e rënda dhe t’i kthehet familjes së tij e Ushtrisë së Shqipërisë. Jemi me ju në këto çaste të rënda të dhimbjes. Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.