DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga, në koncertin bamirës nën patronazhin e Presidentes dhe të Komandantit të KFOR-it

Kjo natë na bashkon të gjithë ne: njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë dhe miqtë tanë, rreth vlerave tona të përbashkëta – solidaritetit dhe ndihmës mes vete të mirëkuptimit dhe respektimit ndërmjet njerëzve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I nderuari komandant i forcës paqeruajtëse të KFOR- it, në Kosovë, gjeneral Erhard Drews,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës,
Të nderuar pjesëmarrës,
Qytetarë të Republikës së Kosovës, 

Kjo natë na bashkon të gjithë ne: njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë dhe miqtë tanë, rreth vlerave tona të përbashkëta – solidaritetit dhe ndihmës mes vete të mirëkuptimit dhe respektimit ndërmjet njerëzve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky koncert bamirësie, që na ka mbledhur së bashku me miqtë tanë, që përkujdesen për një mjedis më të sigurt, KFOR-in, është dëshmi e ruajtjes së traditave, që e kanë bërë vendin tonë madhështor. 

Ndërtimi i urave lidhëse mes njerëzve dhe  solidaritetit është punë që bëhet çdo ditë dhe ne po dëshmojmë se ndihma për njerëzit në nevojë është virtyti më i lartë njerëzor që na bënë më të fortë, qytetarë të shpresës dhe besimit. 

Ashtu siç do të thoshte edhe humanistja e madhe me prejardhje shqiptare, Nëna Terezë “Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri.”

Ne po forcojmë shpresën e jetës jo vetëm për gratë në Mitrovicë, por shpresën për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, që së bashku  të ndërtojmë një jetë të re më të mirë. Një jetë me më shumë begati dhe më shumë dashuri, me më shumë solidaritet mes nesh.

Sonte prej këtu ne po dërgojmë një porosi paqeje dhe mirëkuptimi për të gjithë qytetarët e  lirë dhe të barabartë, se në Republikën e Kosovës kanë të drejtat e garantuara, lirinë e lëvizjes dhe përgjegjësi të barabarta për një jetë të dinjitetshme.

Ky koncert bamirësie le të na shërbejë për një mundësi më shumë. Të dëshmojmë se Ne Qytetarët, mundemi dhe duam të ndihmojmë njëri tjetrin dhe duam ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. 

Këtë e bëjmë së bashku, duke qenë solidarë dhe duke i ndarë brengat e njëri tjetrit, duke i kuptuar fatet e njerëzve, duke e shtrirë dorën kah njëri-tjetri, sepse mbështetja tek njëri tjetri na dëshmon si shoqëri e ndërgjegjshme, solidare e organizuar, me përgjegjësi civile, duke e ndjerë ngrohtësinë dhe duke iu gjendur të gjithë  njerëzve në nevojë. 

Ta kthejmë buzëqeshjen e harenë në fytyrat e njerëzve.
Të ngrohim zemrat e njerëzve.
Të ndezim shkëndijën e dritës në shpirtrat e njerëzve.
Së bashku jemi më të fortë.
Së bashku nuk ka çështje që nuk mund t’ia dalim.
Ju faleminderit ! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.