Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 25 korrik

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 25 korrik Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Edmond Panariti. Dita: E mërkurë, 25 korrikKoha: 18:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Jahjaga e dekoroi Ambasadorin Dell me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr.Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Kristofer Dell, të cilin e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Fotolajm

Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 24 korrik

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 24 korrik Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e SHBA në Kosovë, z.Kristofer Dell, të cilin do ta dekorojë me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr.Ibrahim Rugova. Dita: E martë, 24 korrikKoha: 15:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Presidentja Jahjaga priti gratë përfaqësuese të komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim gratë përfaqësuese të komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile.
Presidentja Jahjaga priti Grupin e Grave Kosovare në Lidership

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Grupin e Grave Kosovare në Lidership (GKL), pjesë e projektit për lidership të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të gjitha KUSA alumni.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Barack Obama, me rastin e vrasjes makabre të të rinjve amerikanë në sallën e kinemasë në qytetin Denver të SHBA-së.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Podrimja

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Podrimja, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, poetit kosovar me përmasa ndërkombëtare, Ali Podrimja.
Presidentja Jahjaga dekretoi shpalljen e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka dekretuar shpalljen e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, i cili është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.