Presidentja Jahjaga priti Kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin biseduan për disa çështje aktuale konkrete në vend si dhe për rrjedhën e procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e që ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve të caktuara dhe arritjen e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Presidentja Jahjaga e takoi kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga e priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Hashim Thaçin, të shoqëruar nga Ministrja e Integrime Evropiane znj. Vlora Çitaku dhe nga Koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënie të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë zotëri Blerim Shala.

Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënon aktin e dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Kllokot duke e cilësuar si një vepër të papranueshme dhe të patolerueshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.