DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dënon aktin e dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Kllokot duke e cilësuar si një vepër të papranueshme dhe të patolerueshme.

Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve të hetuesisë që të gjejnë dhe kapin autorët e këtij akti vandal dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.