presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga e takoi kryeministrin Thaçi

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga e priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Hashim Thaçin, të shoqëruar nga Ministrja e Integrime Evropiane znj. Vlora Çitaku dhe nga Koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënie të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë zotëri Blerim Shala.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e informoi Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga  për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës e Republikës së Serbisë, për takimin e fundit të kryeministrave  të dyja shteteve dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë. Presidentja Jahjaga tha se takimi i paradokohshëm ndërmjet dy kryeministrave  në Bruksel ishte një sukses në arritjen e marrëveshjeve, që jep kontribut në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë   dhe në përmirësimin e jetës dhe të punës së qytetarëve të  dyja vendeve dhe në rrugën tonë të integrimeve evropiane. Presidentja theksoi se takimi ndërmjet Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë që do të mbahet së shpejti është përkrahje  për gjithë procesin e dialogut që po udhëhiqen nga Qeveritë e të dyja vendeve dhe të zbatimit të marrëveshjeve të arritura . Presidentja dhe kryeministri i Republikës së Kosovës u morrin vesh për emërimin e Shefit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ambasador nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.