Jahjaga: Veprimtaria e dëshmorëve do të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të shënimit të pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhe delegacionin e institucioneve shtetërore dhe të partive politike, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në disa lokalitete të Kosovës.

Presidenti i Maqedonisë uroi Presidenten Jahjaga

Me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e vendit, zonja Atifete Jahjaga ka marrë një urim nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z.Gjorge Ivanov.

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës në pritjen e shefit të ri të EULEX-it z. Berndt Borchardt

Në vigjilje të shënimit të pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sonte po i urojmë mirëseardhje shefit të ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, duke shënuar kështu një vazhdimësi të punës së një prej misioneve më të mëdha të BE-së. Një misioni që po mëton të ndihmojë Kosovën në proceset e saj demokratike drejt rrugës së integrimit evropian dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.

Presidenti Abdullah Gyl uroi Presidenten Jahjaga

Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.