Presidenti i Italisë, z. Giorgio Napolitano i ka dërguar një urim Presidentes Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në urim thuhet:Me rastin e Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që të shpreh, në emër të popullit të Italisë dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për prosperitetin e popullit të Kosovës.Italia mbështet, me besim të plotë, të ardhmen evropiane të Kosovës. Gjatë vitit të kaluar, përparimi i arritur i Vendit Tuaj në stabilitet, siguri dhe bashkëpunim rajonal, përfshirë edhe marrëdhënien me Beogradin, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe e sjell Prishtinën më afër arritjes së qëllimit evropian.Në këtë frymë, unë ju shpreh dëshirat më të mira për mirëqenie dhe përparim për Ju dhe për qytetarët Tuaj.