presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës në pritjen e shefit të ri të EULEX-it z. Berndt Borchardt

Në vigjilje të shënimit të pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sonte po i urojmë mirëseardhje shefit të ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, duke shënuar kështu një vazhdimësi të punës së një prej misioneve më të mëdha të BE-së. Një misioni që po mëton të ndihmojë Kosovën në proceset e saj demokratike drejt rrugës së integrimit evropian dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike në Kosovë,I nderuari z. Borchardt,I nderuari z. Zbogar,Të nderuar pjesëmarrës,Në vigjilje të shënimit të pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sonte po i urojmë mirëseardhje shefit të ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, duke shënuar kështu një vazhdimësi të punës së një prej misioneve më të mëdha të BE-së. Një misioni që po mëton të ndihmojë Kosovën në proceset e saj demokratike drejt rrugës së integrimit evropian dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj.Kosova është një histori e përbashkët suksesi e popullit dhe institucioneve të saj si dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe ajo ka dëshmuar në këto vite se është faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë jo vetëm në rajon.E ndërtuar mbi parimin qytetar, Republika e Kosovës po krijon një sistem vlerash demokratike, bazuar mbi vlerat evropiane, duke konsoliduar institucionet e vendit dhe duke vendosur shtetin e së drejtës.Kosova si shtet i ri në hartën e Evropës po kalon sfidat e saj, si të gjitha vendet e tjera në periudhat e tranzicionit, dhe përballja jonë me to po bëhet më e fuqishme.Duke vendosur parimet themelore të një shteti ligjor, lufta kundër dukurive negative në vend, krimit të organizuar dhe korrupsionit është shndërruar në përparësi të punës me qëllimin për ta fituar atë. Nuk duam që gjeneratave të reja t’u lëmë barrën e përgjegjësisë dhe angazhimi ynë i përbashkët në këtë luftë dhe në betejat e ardhshme për vendosjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, është synim i pandalshëm. Kosova është vend i secilit qytetar të saj, shtet i mundësive dhe i përparësive të mëdha, ku diversiteti kulturor, fetar e etnik, janë shndërruar në vlera të saj.Kosova është pjesë e pandashme e Evropës së Bashkuar dhe integrimi në këtë familje të madhe nuk ka alternativë. Populli i Kosovës, pa dallim, është i bashkuar në këtë qëllim dhe rrugën drejt integrimit do ta bëjë së bashku. Proceset demokratike në gjithë rajonin dhe synimet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE, duhet të bëhen së bashku pa e penguar njëri – tjetrin, por duke e respektuar mëvetësinë e secilit.  Rrugën tonë drejt integrimit evropian po e bëjmë së bashku edhe me misionet evropiane në Kosovë. Ndihma e misionit për sundimin e ligjit, EULEX, për institucionet e Kosovës është e dobishme dhe ka dhënë rezultate deri tash.Misioni i EULEX-it ka qenë dhe do të mbetet një partner i ngushtë i institucioneve të Republikës së Kosovës për garantimin e rendit dhe ligjit. Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë, të vendosur dhe së bashku për të ndërtuar kapacitet e plota në Kosovë dhe për të vendosur rend dhe ligj.I nderuar z. Borchardt,Ju urojë mirëseardhje në Kosovë dhe ju uroj sukses në detyrën tuaj të re.Ju padyshim sillni përvojën dhe përkushtimin e nevojshëm për të udhëhequr Misionin e EULEX-it në arritjen e qëllimit të rëndësishëm të tij.Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.