presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mbreti i Suedisë dhe Mbretëresha e Holandës uruan Presidenten Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka marrë urime edhe nga Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf R, si dhe nga Mbretëresha e Holandës, Beatrix.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dua t’i përcjellë Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të sinqerta me dëshirat më të mira për përparim të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf R. Ndërsa, Mbretëresha e Holandës, Beatrix, në urim thekson: “Festimi i Ditës Suaj të Pavarësisë më jep mundësinë që t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet e mia me dëshirat më të mira për një të ardhme prosperuese për qytetarët e Kosovës”.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.