presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Gjermanisë dhe ai i Austrisë e uruan Presidenten Jahjaga

Me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Joachim Gauck, si dhe ai i Austrisë, Dr. Heinz Fischer, e kanë uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga.

Në urimin e Presidentit Gauck thuhet:

Zonja Presidente,

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, unë – edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – Ju dërgoj Juve si dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet e mia të përzemërta.

Për sa i përket politikës së saj të brendshme dhe të jashtme, Kosova gjatë vitit të kaluar u konsolidua më tej dhe u stabilizua ekonomikisht.

Jam plot besim se Republika e Kosovës gjatë viteve që vijnë do të vazhdojë ta ndjekë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi. Gjermania do ta mbështesë vendin Tuaj me aq sa ka fuqi edhe në të ardhmen si partnere.

Ju uroj Juve personalisht mbarëvajtje; të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovë u uroj një të ardhme të mirë në paqe, liri dhe mirëqenie.

Joachim Gauck,
President i Republikës Federale të Gjermanisë

*****

Presidenten Atifete Jahjaga e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Austrisë, Dr. Heinz Fischer.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës kam kënaqësinë që t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Shfrytëzoj këtë rast që t’ju dëshiroj shëndet juve dhe një të ardhme prosperuese për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në urimin e Presidentit Heinz Fischer. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.