Presidentja Jahjaga dënon sulmet me bomba napalm në Aleppo të Sirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në zonën e Aleppo në Siri, ashtu si edhe ditë më parë kur u përdorën armët kimike që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm ndër ta edhe fëmijë që tregon ashpërsinë e konfliktit në Siri dhe pashpirtësinë e sistemit qeverisës të diktatorit al- Assad.
Deklaratë e Zyrës së Presidentes me rastin e Ditës së të Pagjeturve

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë një deklaratë me rastin e Ditës së të Pagjeturve.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në përurimin e ndërtesës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Është nder i veçantë të jem e pranishme në përurimin e ndërtesës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sepse në këtë ditë dhe me këtë rast po përgëzojmë më shumë se një objekt fizik dhe një adresë permanente të një institucioni fundamental për vendin tonë.
Presidentja Jahjaga emëroi z. Adnan Rrustemi anëtar të KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e z. Adnan Rrustemi anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
DR. IBRAHIM RUGOVA, PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS

Shënime biografike: letrare dhe politike Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës. Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra: – Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971, – Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978, – Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën), – Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin), – Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980 – Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982, – Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986 – Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987, – Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991, – Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994, – Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005 Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës: – Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë. – Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. – Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian. – Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia. – Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë. – Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi. – U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. – Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 21 gusht 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 21 gusht 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zotëri Blerand Stavileci, do ta vizitojë Plantacionin e kultivimit të manaferrave të familjes Morina në fshatin Loxhë të Pejës, në kuadër të promovimit të prodhimeve bujqësore vendore. Dita: E mërkurë, 21 gusht Koha: 09:00Vendi: fshati Loxhë, Pejë (afër shkollës së fshatit)
Presidentja Jahjaga vizitoi plantacionin e kultivimit të manaferrave në fshatin Loxhë të Pejës

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zotëri Blerand Stavileci, vizituan sot plantacionin e kultivimit të manaferrave të familjes Morina në fshatin Loxhë të Pejës, në kuadër të promovimit të prodhimeve bujqësore vendore.
Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga lindi më 20 prill 1975 në Rashkoc – Gjakovë. Znj. Jahjaga ishte Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në fillim të vitit 2000, fillimisht shërbeu si police, duke përparuar në nivel rajonal dhe në atë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë karrierës së saj të mëhershme, Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të rëndësishme në zbatim të rendit dhe ligjit në Njësinë e Standardeve Profesionale, pastaj Ndihmëse e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Ndihmëse e Shefit të Burimeve Njerëzore, Ndihmëse Ekzekutive Speciale e Zëvendëskomisarit për Administratën e Policisë së Kosovës, Zëvendëskomandante për Polici Kufitare të Policisë së Kosovës, Kryesuese e Departamentit të Trajnimeve, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Polici Kufitare, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Personel dhe Trajnim. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000. Ka përfunduar Certifikimin Postdiplomik në Menaxhimin Policor dhe të Drejtën Penale në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2006-2007, Certifikimin Postdiplomik në Shkenca Kriminalistike në Universitetin e Virginia-s në SHBA, në vitin 2007. Aktualisht vazhdon studimet e Magjistraturës në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Si shtesë e këtyre studimeve, vlen të theksohen programet profesionale dhe studimore që ka ndjekur në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” Gjermani, në Akademinë Nacionale të FBI-së në SHBA dhe në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. Përveç gjuhës shqipe (amtare), Presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhët angleze dhe serbe. Presidentja Atifete Jahjaga është e martuar me z. Astrit Kuçi dhe jeton në Prishtinë. Fotografia Zyrtare
Dastid Pallaska

dastidpallaska@yahoo.com
Beton Retkoceri

038 212462;beton.retkoceri@president-ksgov.net