Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin Ivo Josipovic

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë, me ftesë të Presidentes Jahjaga.
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Josipovic vizituan Janjevën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic, vizituan sot Janjevën, ku zhvilluan një takim me komunitetin kroat që jeton në këtë lokalitet.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë, z. Miljan Majhen, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në koncertin e Filarmonisë së Kosovës në 10 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1700 vjetorin e Ediktit të Milanos

I përgëzoj organizatorët e manifestimit të Ediktit të Milanos dhe të shëmbëlltyrës së Kostantinit të Madh, që përputhet me përvjetorin e Lumturimit të Nënës Terezë, duke e vlerësuar këtë si një gjest shumë simbolik, por njëherit edhe përmbajtësor të kontributit të Kosovës si vazhdimësi të Dardanisë së shenjtë antike në mirëkuptimin dhe në tolerancën ndërmjet besimeve dhe ndërmjet popujve.

Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e AUK-ut, Winfred Thompson

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Presidentin e Universitetit Amerikan në Kosovë, Winfred Thompson.
Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Volker Halbauer, i shoqëruar nga komandanti i ardhshëm i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali italian Salvatore Farina.
Presidentja Atifete Jahjaga priti shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shkrimtarin e shquar shqiptar, zotëri Ismail Kadare, dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 3 shtator 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 3 shtator 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.Dita: E martë, 3 shtator Koha: 11:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga përmes një deklarate ka inkurajuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në përputhje me mandatin e tij, të gjejnë një zgjidhje ligjore që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.