DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë, z. Miljan Majhen, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja theksoi se Sllovenia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë me dekada të tëra. Ajo e çmoi dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Slloveni dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interesit të të dyja vendeve, të rajonit por edhe më gjerë. Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin z. Miljan Majhen për detyrën e re dhe i ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë. Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, z. Miljan Majhen shprehu përkushtimin e institucioneve shtetërore sllovene, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të thelluar e avancuar marrëdhëniet edhe ashtu shumë të mira me institucionet e vendit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.