DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në koncertin e Filarmonisë së Kosovës në 10 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1700 vjetorin e Ediktit të Milanos

I përgëzoj organizatorët e manifestimit të Ediktit të Milanos dhe të shëmbëlltyrës së Kostantinit të Madh, që përputhet me përvjetorin e Lumturimit të Nënës Terezë, duke e vlerësuar këtë si një gjest shumë simbolik, por njëherit edhe përmbajtësor të kontributit të Kosovës si vazhdimësi të Dardanisë së shenjtë antike në mirëkuptimin dhe në tolerancën ndërmjet besimeve dhe ndërmjet popujve.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës,I nderuari Imzot Francesko Kanalini,  i dërguar i posacëm i Atit të Shenjtë,I nderuari delegati Apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Monsinjor Juliusz Janusz,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,I nderuari Ipeshkv i Kosovës, Dod Gjergji,I nderuari Ipeshkv arbëresh, Monsinjor Donato Oliverio,I nderuari  arqipeshkv i Shkodrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Monsinjor Angjelo Masafra,I nderuari  arqipeshkv i Tivarit,  Zef Gashi Të nderuar të pranishëm,I përgëzoj organizatorët e manifestimit të Ediktit të Milanos dhe të shëmbëlltyrës së Kostantinit të Madh, që përputhet me përvjetorin e Lumturimit të Nënës Terezë, duke e vlerësuar këtë si një gjest shumë simbolik, por njëherit edhe përmbajtësor të kontributit të Kosovës si vazhdimësi të Dardanisë së shenjtë antike në mirëkuptimin dhe në tolerancën ndërmjet besimeve dhe ndërmjet popujve.Edikti i Milanos ia dha të drejtën e qytetarisë besimit të krishterë, duke lejuar dhe respektuar që të ushtrohet lirshëm nga të gjitha shtresat e popullsisë për t’u bërë ma vonë besim zyrtar i Perandorisë Romake.Mbetet përcaktim themelor dhe i lirisë së njeriut përqafimi i besimit, ushtrimi i tij dhe respekti i vlerave. Diversiteti kulturor, fetar, etnik, gjuhësor dhe racor është karakteristika themelore e njeriut si qenie e ndërgjegjshme, krahas respektimit, mirëkuptimit dhe ndihmës së ndërsjellë, që janë shtyllat që forcojnë vullnetin dhe që fisnikërojnë dhe pastrojnë shpirtin e njeriut për t’i përballuar të gjitha vështirësitë dhe për të përfunduar me sukses të gjitha punët dhe detyrat që i ka ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë.Kosova dhe populli i saj kanë kaluar nëpër vështirësi të shumta që, falë vullnetit, përkushtimit dhe punës vetëmohuese,  ndihmës së pakursyer të miqve ndërkombëtarë, ia ka dalë të ngadhënjejë dhe sot të jemi popull dhe shtet i lirë dhe sovran, zotërues të fatit tonë, ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur në bashkëpunim dhe mirëkuptim, në paqe me të gjithë popujt dhe vendet.Shënimi i manifestimit të Ediktit të Milanos të punës së Kostantinit të Madh, që ishte nga këto treva, më së miri sublimohen në shëmbëlltyrën e Nënës Tereze, misionares që gjithë jetën ia kushtoi të varfërve, duke përhapur dorën e mirësisë e të dashurisë, duke forcuar besimin në njerëz dhe duke u shkrirë në bindjen se njeriu bart vlerat më të mëdha humane brenda shpirtit të vet dhe se dashuria e mirësia si dhunti dhe si angazhim janë të paskajshme dhe janë të pashterrshme.I shpreh falënderimet Filarmonisë së Kosovës për këtë koncert të mrekullueshëm, të cilin do ta përcjellim dhe që shpreh vlerat dhe dhuntitë tona shpirtërore.Ju faleminderit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.