presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga emëroi z. Adnan Rrustemi anëtar të KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e z. Adnan Rrustemi anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidentja Jahjaga e mori vendimin duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
 
Z. Rrustemi ka dhënë sot betimin para Presidentes Jahjaga.
 
Vendimi për anëtarin e ri të KQZ-së u mor pas dorëzimit të dorëheqjes së z. Alban Krasniqit te Presidentja Jahjaga.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.