Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 1 dhjetor 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 1 dhjetor 2013   Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga voton nesër, e diel, në orën 11:00, në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Dita: E diel, 1 dhjetor Koha: 11:00 Vendi: Salla “1 Tetori”, Prishtinë

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 30 nëntor 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 30 nëntor 2013Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvillon një takim të përbashkët me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 1 dhjetor. Në takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Supreme të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit,  Policisë së Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Dita: E shtunë, 30 nëntor Koha: 14:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Në fund të takimit, rreth orës 14:45, Presidentja Jahjaga do të japë një deklaratë për media. 

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e raundit të dytë të zgjedhjeve komunale

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve komunale, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve: kryetaren e KQZ-së, Prokuroren e shtetit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, koordinatoren nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe kryetarin e PZAP-it.

This site is registered on wpml.org as a development site.