presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës së Flamurit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, i ka uruar të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës dhe kudo ku janë.

Në urimin e Presidentes Jahjaga thuhet:
 
Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, në të gjitha shtetet në rajonin e Evropës Juglindore, në Evropë e SHBA dhe kudo tjetër, ju uroj që ta kremtojnë Ditën e Flamurit në paqe dhe harmoni, në liri dhe me dinjitet.

Kjo festë na kujton sakrificën më sublime të popullit shqiptar, të brezave të tërë për identitetin e tij, për lirinë dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe gjithashtu angazhimin e madh në rrugën e pashmangshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Festa e Flamurit është një prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar dhe ajo është e përjetësuar për të gjitha gjeneratat e ardhshme, duke kujtuar të kaluarën e lavdishme dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.

Në këtë përvjetor të Festës së Flamurit, ne po ecim drejt rrugës së përparimit, me shoqëritë dhe shtetet e konsoliduara, me përpjekjet për të demokratizuar vendet tona në rajonin e Evropës Juglindore, për t’i përafruar më shumë edhe me BE-në por edhe me NATO-n dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare. Kjo festë është festë e të ardhmes sonë, në paqe dhe harmoni dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë.

Prandaj, le të punojmë të gjithë për të mirën e të gjithë qytetarëve, kudo ku janë, për një jetë më të begatë dhe për një të ardhme më të sigurt e më të mirë.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.