Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga votoi sot paradite në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në një deklaratë dhënë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha: E kreva obligimin tim si qytetare e Prishtinës. Dua edhe një herë të theksoj rëndësinë që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, në frymën e shtetit që po e ndërtojmë dhe t’i përmbushin standardet më të larta. Ky është vazhdim i testit të pjekurisë tonë demokratike si shoqëri dhe vend dhe shpresoj që do të dëshmojmë përkushtimin tonë që ta përmbyllim me sukses këtë proces.


