presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga me rastin e Shfaqjes Dokumentare “Shtatë”

Më vjen shumë mirë të ndajë këtë mbrëmje me ju për të dëgjuar së bashku historitë e shtatë grave që kanë inspiruar dhe vazhdojnë të inspirojnë të gjithë botën, me mesazhin e fuqishëm të kurajës njerëzore, të kurajës së gruas, që ato përcjellin.

Të nderuar pjesëmarrës,Më vjen shumë mirë të ndajë këtë mbrëmje me ju për të dëgjuar së bashku historitë e shtatë grave që kanë inspiruar dhe vazhdojnë të inspirojnë të gjithë botën, me mesazhin e fuqishëm të kurajës njerëzore, të kurajës së gruas, që ato përcjellin.Historitë e shtatë grave nga të gjitha cepat e botës, që kumtohen te ne nëpërmjet zërit të grave të Kosovës, për të dëshmuar fuqinë që secila prej nesh ka, për të ndryshuar jo vetëm realitetin tonë, por dhe realitetin e shumë grave dhe vajzave në mbarë botën.Këto gra, duke ngritur zërin për drejtësi, për të drejtën për të jetuar të lirë, të barabartë, kanë ngritur zërin dhe për gratë e Kosovës të cilat e gjejnë veten në shumë raste pa zë, pa shpresë, pa forcën për të ndryshuar realitetin e tyre.Janë këto rrëfime të grave që do të na bëjnë të gjithëve të ndjehemi më të fuqishëm, më të vendosur në rrugën tonë për t’i thënë jo dhunës ndaj gruas, jo shfrytëzimit të saj, për t’i thënë jo heshtjes. Do të na bëjnë më të vendosur për të ngritur zërin dhe për të kërkuar drejtësi.Duke marrë forcë nga forca e tyre, duke marrë shpresë nga shpresa që ato kishin, të përkushtuar për të ndërtuar së bashku një shoqëri ku gratë dhe vajzat tona ndjehen të sigurta, të mbrojtura –  një shoqëri që i trajton ato si të barabarta.Si shoqëri në mbarë botën jemi duke hedhur hapa drejtë vetëdijesimit që pjesëmarrja e gruas në çdo qelizë të jetës nuk është vetëm moralisht e drejtë, por që pjesëmarrja e gruas është një domosdoshmëri për paqen, për sigurinë, për demokracinë, për prosperitetin e familjeve tona, për të ardhmen ekonomike të vendeve tona.çdo ditë e më shumë po e kuptojmë fuqinë e gruas dhe kontributin e saj, duke njohur të ardhmen që ne mund të ndërtojmë atëherë kur trajtojmë çdo anëtarë të shoqërive tona si të barabartë, atëherë kur çdo anëtari i jepet mundësia për të shfrytëzuar potencialin e saj apo të tij. Duke e nxjerr në sipërfaqe këtë potencial do arrijmë të ndryshojmë edhe perceptimet e paragjykimet që roli i gruas në shoqëri është dytësor apo i limituar vetëm brenda mureve të shtëpisë. Është e vërtet që kemi qenë të suksesshëm, si lider nëpër botë dhe në Kosovë ta sfidojmë këtë paragjykim. Ndryshimi që kërkojmë do të vijë, dhe këtë ndryshim do ta sjellim të gjithë së bashku, të vendosur për të bërë pjesën tonë, duke besuar në fuqitë tona, duke u mbështetur te njëri-tjetrin, të bashkuar rreth qëllimit tonë të përbashkët drejtë një të ardhmeje më të mirë.Në këto 16 ditë të vetëdijes botërore kundër dhunës ndaj gruas, dua të ritheksoj atë që e kam thënë shpesh herë, siguria e gruas është siguria e fëmijës, siguria e familjes, siguria e të gjithë shoqërisë. Prandaj kur flasim për gruan ne flasim për shoqërinë, për të ardhmen që ne duam të ndërtojmë, për mundësitë që duam t’ju ofrojmë nënave, motrave apo vajzave tona. Le të jenë këto histori të kurajës njerëzore, histori të shpresës për të gjithë gratë në çdo cep të Kosovës dhe kudo në botë, që do t’ju dërgojnë atyre mesazhin që nuk janë vetëm, që ka shpresë. Që ne nuk do të rrimë të heshtur dhe do t’i themi jo dhunës, jo pabarazisë.Uroj ta shijoni këtë shfaqje dhe pas saj ta ndjeni veten edhe më të fuqizuara dhe të vendosura për t’i thënë Jo një realiteti që i mohon gruas, vajzës, të drejtën për të jetuar e barabartë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.