Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 mars 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 mars 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah Bin Zayed Al-Nahyan. Dita: E mërkurë, 12 marsKoha: 15:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Sqarim i Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë me të pavërtetat e qëllimshme, shtrembërimet e fakteve dhe përpjekjet për të denigruar figurën e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga autorja e shkrimit “Një këshill sa për sy e faqe”, Vjosa Osmani – Sadriu të botuar në gazetën Tribuna.

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në takimin inaugurues të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshiroj t’ju uroj mirëseardhjen në takimin inaugurues të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, të cilin e kam themeluar me dekret të veçantë, me synim bashkërendimin e aktiviteteve të institucioneve dhe agjencive, në kuadër të kompetencave dhe fushëveprimit të tyre, për të rehabilituar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Fjala e Presidentes Jahjaga në Takimin inaugurues të KMDHS

Nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi inaugurues i Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë Luftës. Në takim marrin pjesë Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi Zëvendëskryeministër i Kosovës, Zyrtarë të Lartë të Institucioneve të vendit dhe Ndërkombëtar, Anëtarë të Komisioneve Parlamentare, Anëtarë të shoqatave të Rrjetit të Grave, përfaqësues të shoqërisë civile.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 7 mars 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 7 mars 2014 Në kryesimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi inaugurues i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Ky Këshill është trup koordinues, nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit të tyre, për të rehabilituar të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Dita: E premte, 7 marsKoha: 12:00Vendi: Kuvendi i Kosovës, C-301

This site is registered on wpml.org as a development site.