DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi veteranët e arsimit Ahmet Kelmendi e Veronika Mjeda-Gashi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka vizituar dy veteranë të arsimit, Ahmet Kelmendin dhe Veronika Mjeda-Gashin.

Presidentja Jahjaga me këtë rast ka falënderuar këta dy mësues dhe mësimdhënësit e tjerë për kontributin e tyre në emancipimin e brezave të qytetarëve të Kosovës. Ajo tha se rruga e trasuar nga gjenerata e parë e mësimdhënësve dhe fryma që ata kanë përcjellë te breza e ri i ka vetëdijesuar ata dhe ka mundësuar që Kosova sot të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe të zhvillojë një vizion për shtet të ndërtuar mbi parime demokratike, me synime për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.