DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi: Çdo vit në këtë ditë ne përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën sublime të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin, për lirinë dhe për paqen. Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vepra dhe rënia e komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrifica e familjes emblematike Jashari dhe rënia në altarin e lirisë e të gjithë atyre bijave dhe bijve, është bazamenti i Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur. Është dëshmia më e mirë për shtetin tonë, për Republikën e Kosovës, që është shtet i barabartë si me popujt e tjerë të shteteve të tjera të Evropës dhe me një të ardhme të qartë drejt integrimeve evropiane, euroatlantike dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.