Presidentja Jahjaga bisedoi me shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka biseduar sot në takime të veçanta me shefat e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës: zotëri Adem Grabovci nga PDK, zotëri Ismet Beqiri nga LDK, zotëri Glauk Konjufca nga VV, zonjën Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, zonjën Donika Kadaj Bujupi nga AAK, zonjën Duda Balje, Danush Ademi dhe Kujtim Paqaku nga grupi parlamentar 6 +.

Deklaratë e Presidentes për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga sot ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale. Me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se me këtë aktgjykim është bërë një hap drejt përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të frymës së Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të tij.

Presidentja Jahjaga dënon aktet e dhunës në Mitrovicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër aktet e dhunës që ndodhën në 24 orët e fundit në Mitrovicë ku në tri incidente të ndara janë lënduar 5 qytetarë, dy shqiptarë, dy boshnjakë dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci, U.D. e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Sylë Hoxha, Zëvëndës Ministrin e Drejtësisë z. Lirak Çelaj dhe përfaqësuesen e EULEX Kryeprokuroren znj. Jaroslava Novotna.

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol

Ju faleminderit për ftesën që sot të jem mysafire e këtij debati. Nuk besoj që ka ditë më të qëlluar se sa ky përvjetor i Kushtetutës së Kosovës që të ndaj me ju disa nga përshtypjet e mia për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Kosovë, për ndërtimin e shtetësisë së Kosovës, sundimin e ligjit dhe konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së Kosovës në këtë dekadë të parë të shtetformimit tonë.

This site is registered on wpml.org as a development site.